×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    24 Korrik 2024 | 7:32

    Ngjarjet e datës 24 korrik:

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, interviston Eranda Kumnova Baçi, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjakovës; Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MAShTI-t; dhe Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahjen e Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Sundimit të Ligjit (INL) – Departamenti i Shtetit Amerikan dhe të National Endowment for Democracy (NED), publikon raportin “Eksperimentimi me ndihmën juridike falas” (Analizë e Draft Koncept Dokumentit për Ndihmë Juridike Falas). (Hotel Sirius, ora 10:00)

    Federata e Basketbollit të Kosovës organizon Kampionatin Evropian për Femra, Divizioni C. Përballen Kosova me Qipron. (Salla 1 Tetori, ora 19:30)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!