×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi kujton Demaçin në gjashtëvjetorin e vdekjes: Përjetësisht në zemrat tona

    Reporteri
    26 Korrik 2024 | 13:01

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kujtuar veprimtarin Adem Demaçi, në gjashtëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

    Krasniqi thotë se Demaçi ishte simbol i sakrificës e të rezistencës dhe shembull i atdhetarit të paepur, i cili ia kushtoi një jetë lirisë, demokracisë, Kosovës dhe popullit tonë.

    “6 vjet pa Adem Demaçin – simbolin e sakrificës e të rezistencës dhe shembullin e atdhetarit të paepur, i cili ia kushtoi një jetë lirisë, demokracisë, Kosovës dhe popullit tonë.
    Përjetësisht në zemrat dhe mendjet tona, Baca Adem”, shkroi Krasniqi.

    Sot janë bërë gjashtë vjet që kur Adem Demaçi ka vdekur .Veprimtarit të çështjes kombëtare, frymëmarrja iu ndalë në moshën 82-vjeçare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!