×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Te personaliteti njerëzor dhe figura historike e Adem Demaçit, përbashkohen të gjitha gjeneratat e patriotëve shqiptarë

    Reporteri
    26 Korrik 2024 | 15:20

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar me rastin e shënimit të 6-vjetorit të vdekjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Adem Demaçi, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se te personaliteti njerëzor dhe figura historike e Adem Demaçit, përbashkohen të gjitha gjeneratat e aktivistëve politikë dhe patriotëve shqiptarë.

    Te personaliteti njerëzor dhe figura historike e Adem Demaçit, përbashkohen të gjitha gjeneratat e aktivistëve politikë dhe patriotëve shqiptarë, që nga ata të demonstratave të ’68-ës dhe të ’81-shit, te luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deri te brezi i shtetndërtimit demokratik të Republikës së pavarur të Kosovës. Vepra e shkruar dhe e jetuar e Adem Demaçit, nisur nga historia e aktivizmit të tij politik dhe e burgjeve, rezistenca e tij plot guxim, angazhimi i tij me këmbëngulje dhe vetëmohim, mendimi i tij politik i artikuluar publikisht në panumër tubime, shkrime dhe intervista, gjithçka që ai ka thënë dhe ka bërë dhe gjithçka që ai ka refuzuar të bëjë dhe mbështes, janë një kapitull më vete në historinë moderne të mendimit politik shqiptar dhe të politikbërjes përparimtare në Kosovë”, shkroi ai.

    Adem Demaçi vdiq më 26 korrik të vitit 2018 në moshën 82-vjeçare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!