×
  • Lajme
  • Lajme

    Hisen Berisha për rastin e Faton Hajrizit: Skenar dhe improvizim për degradim të UÇK-së

    Reporteri
    27 Korrik 2024 | 10:01

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë arma me mbi shkrimin e UÇK-së e cila dyshohet se është gjendur pranë trupit të Faton Hajrizit është improvizim nga Serbia.

    Sipas tij, Serbia ka mjaftë armë të UÇK-së, të cilat mund t’i kenë edhe në arkivat e tyre, dhe shton se krejt kjo po bëhet që të degradohet UÇK -ja.

    “Ajo është krejt improvzim, Serbia ka nxanë armë të UÇK -së sa dush dhe mund t’i kenë nëpër arkivat e veta dhe ka improvizu për me devalvu situatën se kreka deklaruar Berisha për Tëvë1.

    Tutje deputeti i PDK-së, deklaroi se edhe tash po luftohet si në vitin 1998, ku serbët janë munduar që UCK-në ta prezantojnë si oranizatë terrorriste.

    “sepse ende po luftohet si në vitin 1998 në kohën kur UÇK -në u mundojshin me prezantu si organizatë terrorriste, e me atë intiencë e kanë bo edhe raportin e Dick Martyt”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!