Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, e plagosur ka mbetur një grua e cila është dërguar për tretman mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se për rastin është arrestuar një i dyshuar.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.