Duket se refuzimi i partitë për ta nënshkruar Paktin Kundër Korrupsionit, nuk e ka sbrapsur Kadri Veseli.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Kadri Veseli kërkon që qytetarët ta nënshkruajnë Paktin Kundër Korrupsionit.
Ai përmes një video thotë se partitë tjera nuk e kanë nënshkruar Paktin, duke deklaruar se kjo nuk e ndal atë në kauzën e tij kryesore, luftën kundër korrupsionit.
Duke e vlerësuar këtë si një moment kthese ai ka ftuar qytetarët që ta nënshkruajnë, përmes një platforme online. https://www.paktikunderkorrupsionit.com
Tash e sa ditë partitë tjera nuk e kanë nënshkruar Paktin kundër Korrupsionit. Në këtë pakt të Veselit 5 pika parashihen disa hapa konkret në luftë kundër korrupsionit.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/497668537732519/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.