×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftim

    Qeveria miraton ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm dhe Aftësi të Kufizuara në Graçanicë

    Reporteri
    28 Gusht 2024 | 15:41

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pesë zonave kadastrale në Graçanicë.

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se kjo është bërë me qëllim të ndërtimit të Qendrës Rezidenciale të Kosovës për autizëm, sindromën down dhe aftësi të kufizuara për fëmijë, të rritur dhe të moshuar, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të pesë zonave kadastrale në Graçanicë. Në mbledhjen e 218-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës miratuam propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të pesë (5) zonave kadastrale në Graqanicë, me qëllim të ndërtimit të Qendrës Rezidenciale të Kosovës për autizëm, sindromë doën dhe aftësi të kufizuara për fëmijë, të rritur dhe të moshuar”, ka shkruar Aliu në Facebook.

    Njëherit, ministri ka vlerësuar se ndërtimi i këtij projekti është hap i rëndësishëm drejt integrimit dhe përkrahjes për të gjithë individët në nevojë.

    “Kjo nismë synon që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ofrojë një mjedis të sigurt dhe stimulues për ata që kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe mbështetje gjatë gjithë jetës së tyre. Ndërtimi i këtij kompleksi është një hap i rëndësishëm drejt integrimit dhe përkrahjes së të gjithë individëve në nevojë, gjithnjë duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë”, thuhet tutje në postimin e tij.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!