×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    Vendimet e mbledhjes së sotme, Kurti thekson Projektligjin për sigurimet shëndetësore e rritjen e pagës minimale

    Reporteri
    28 Gusht 2024 | 23:05

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

    Kurti ka theksuar miratimin e Projektligjit për sigurimet shendetësore dhe rritjen e pagës minimale në 350 euro, shkruan Reporteri.net.

    Më poshtë, ai ka renditur edhe vendimet tjera:

    – Propozim-vendimin për listën e aplikimeve për raundin e 31-të të granteve të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor.

    – Vendimet për nënshkrimin e tri marrëveshjeve me Suedinë, për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, Marrëveshjes për Ekstradim dhe atë për Transferimin e Personave të Dënuar.

    – Vendimin për dhënien në shfrytëzim të ngastrave kadastrale, me qëllim të ndërtimit të Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë doën dhe aftësi të kufizuar, për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë.’’ Kjo nismë synon që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ofrojë një mjedis të sigurt e stimulues për ata që kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe mbështetje gjatë gjithë jetës së tyre.

    – Aprovimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfË, Frankfurt am Main dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) për projektet “Programi i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta II Masat Përcjellëse – Mbështetje për KMDK” dhe “Programi i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta II Masat Përcjellëse – Zgjerimi i Deponisë në Pejë”.

    – Miratimi i draftit të koncept-dokumentit për “Kooperativat Bujqësore”.

    – Vendimin mbi afatin e regjistrimit të Diasporës, përmes portalit e-Diaspora, i cili shtyhet deri më datën 31 Dhjetor 2024.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!