×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë, arrestohen dy persona pasi sulmuan një ekip mjekësor gjatë kryerjes së detyrës

    Reporteri
    29 Gusht 2024 | 9:52
    Foto ilustrim

    Janë arrestuar dy persona pasi kanë sulmuar dhe kanosur një ekip mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast.

    Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se të njëjtit kishin rezistuar edhe gjatë arrestimit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Derisa nga ky sulm, një zyrtare e ekipit mjekësor, ka pranuar tretman mjekësor.

    “Rr. Bedri Gjini, Prishtinë / 28.08.2024 – 22:00. Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për arsye se kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast. Po ashtu të dyshuarit i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit. Një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!