×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Dyshohen për pesë vjedhje të rënda, arrestohen në Prishtinë një burrë e një grua

    Reporteri
    29 Gusht 2024 | 22:11

    Dy persona, një burrë e një grua janë arrestuar nga Policia e Kosovës, si të dyshuar për vjedhje të rënda.

    Sipas Policisë-, A.M. (40-vjeç) dhe A.Q. (23-vjeçare), dyshohet se vjedhjet ia kanë kryer gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë.

    Ata dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole.

    Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Arrestohen dy persona të dyshuar për pesë vjedhje të rënda

    Sot nga zyrtarët e Njësitit të hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.

    Rastet kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë, ku personat e arrestuar dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole.

    Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:

    – A. M mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

    – A.Q . femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës.

    Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku pesë raste të vjedhjeve të rënda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!