×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Diell e vranësira sot, pasdite rrebeshe lokale shiu

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 6:53

    Kushte të motit jostabil do të vijojnë përgjatë ditës së premtë. Orëve të pasdites me zhvillime të vransirave, priten rrebeshe e bubullima në pjesë të vendit.

    Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë në 27C e 30C. Frynë erë veriore e verilindore 5-10m/s, njofton Prishtina Weather.

    Rrebeshe shiu pasdite paraqiten edhe ditën e shtunë, e të dielen të reshurat mund të jenë më të izoluara pranë viseve malore. Në fillim të javës së ardhshme mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me diell, e më pak gjasa për të reshura.

    Temperaturat maksimale gradualisht në rritje në 30C e 33C. Frynë erë kryesisht veriore-verilindore 5-10m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!