×
  • Lajme
  • Lajme / Bashkëpunimi me qytetarë

    Dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen në tentativë në Ferizaj ende në arrati, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tyre

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 13:59

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e dy personave që dyshohen për vrasje në tentativë në fshatin Greme të Ferizajt, ku ka mbetur i plagosur një person, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Nëpërmjet një komunikate për media, Policia bën të ditur se persona e dyshuar janë dy vëllezërit Brikend dhe Blerand Zogaj.

    Vëllezërit Zogaj ende ndodhen në arrati, teksa Policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që të lokalizojë vendndodhjen e tyre.

    Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406 Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    Ndryshe, më 27 gusht Policia njoftoi se një person po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi i njëjti është plagosur me armë zjarri në fshatin Greme të Ferizajt.

    Në raportin 24 orësh thuhej se të dyshuarit nuk janë identifikuar ende, teksa u bë e ditur që në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë që dyshohet të jetë e armës që u përdor në rast.

    Plagoset një person në Ferizaj, të dyshuarit në arrati

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!