×
  • Lajme
  • Lajme

    Kearns bën një krahasim: Cameron në Kosovë dha mbështetjen e Britanisë pas sulmit në Banjskë, Macron në Serbi i shiti avionë luftarakë Vuçiqit

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 14:30

    Shefja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka publikuar dy fotografi, një nga vizita e ish-Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, në Kosovë, në fillim të këtij viti, dhe një të presidentit francez, Emanuel Macron, i cili edhe sot po qëndron në Serbi, 

    Kearns përmendi faktin se gjatë vizitës së Macronit në Serbi u nënshkrua marrëveshja për shitjen e avionëve luftarakë “Rafale”, teksa kujton se si Cameron gjatë vizitës së tij  ishte zotuar se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Kosovën, pas sulmit terrorist në Banjskë, shtatorin e kaluar, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Kujtojmë se Serbia nënshkroi të enjten në mbrëmje me Francën marrëveshje për blerjen e avionëve ushtarakë francez Rafale, në nisje të vizitës dy ditëshe të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.

    Marrëveshja me vlerë prej 3 miliardë eurosh sipas zyrtarëve francez është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.

    Presidenti Macron e quajti marrëveshjen “historike dhe të rëndësishme” dhe vlerësoi “guximin strategjik” të Serbisë. “Është një demonstrim i vërtetë i frymës evropiane”, tha ai, duke nënvizuar se Serbia është vend me rëndësi për sigurinë në Evropë./Reporteri.net/

    Serbia nënshkruan marrëveshje për blerjen e avionëve francezë Rafale

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!