Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku Sadriu, kanë provuar sot drekën që do t’ju servohet fëmijëve në shkollat ku do të fillojë mësimi gjithëditor nga shtatori, shkruan Reporteri.net.
Rama ka thënë se është shumë i kënaqur me cilësinë dhe shijen e ushqimit të përgatitur nga Kuzhina Qendrore, dhe më gëzon fakti që kemi arritur të sigurojmë një menu të shëndetshme dhe të përshtatshme për fëmijët tanë.
“Jemi gati për shtatorin”, ka shkruar Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.