×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj akuzon Kurtin se e izoloi Kosovën dhe e la pa asnjë aleat në rajon

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 22:27

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj po vlerëson se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij e kanë kthyer Kosovën në një shtet pa kurrfarë politike të jashtme dhe pa asnjë aleat në rajon.

    Ai ka vlerësuar se izolimi që i është bërë Kosovës vjen si pasojë e një qeverie pasive dhe të paditur në marrëdhënie ndërkombëtare, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Izolimi, pos që është pasojë e një qeveri pasive dhe e paditur të Kosovës në marrëdhënie ndërkombëtare, atij i është shtuar edhe politika e ledhatimit të Serbisë nga Berlini dhe Parisi, ku për interesa afatshkurtëra gjeopolitike dhe ekonomike, është duke u rrezikuar rendi i krijuar në Ballkan me përfundimin e luftërave në Jugosllavi”.

    Hoxhaj thekson se Kosovës i duhet një qeveri e cila e nxjerr vendin nga izolimi.

    “Kurrë më shumë se tash, Kosovës i duhet një qeveri e cila e nxjerrë vendin nga izolimi dhe komunikon edhe karshi partnerëve të saj gabimet strategjike që po bëhen me ledhatimin e Serbisë, gjë që sot është gabim, por do të jetë edhe në të ardhmen”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!