×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani: Serbia mori dy dhurata, dje Franca aeroplanë, sot Policisë së Kosovës iu dobësua bashkëpunimi me SHBA-në

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 23:31

    Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Burim Ramadani i ka komentuar reagimet e ashpra të korit diplomatik në Kosovë, të cilët u shprehën të zhgënjyer me aksionin e pakoordinuar të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të vendit. 

    Ramadani ka veçuar paralajmërimin e SHBA-së për dobësimin e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai ka thënë se Serbia mori dy dhurata: dje nga Franca, sot nga Kosova.

    “Serbia dje nëshkruajti për 12 aeroplanë luftarakë me Francën,  Kosovës sot i dobësohet bashkëpunimi Polici-SHBA! Gjithçka që i nevojitet në këtë fazë armiqve të Kosovës është dobësimi i bashkëpunimit të MPB dhe Policisë me Amerikanët. Aq më keq, kur ky dobësim vjen si ndëshkim për: instrumentalizim të Policisë nga Qeveria,  mos-mbajtje të premtimit për konsultime dhe koordinim, dhe minim të reputacionit të Kosovës si partner i besueshëm ndërkombëtar.”, ka shkruar ai.

    Sipas Ramadanit, sa herë dëmton veten i jep nga një dhuratë armikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!