×
  • Lajme
  • Botë

    Sulm tjetër në Gjermani, një grua ther me thikë pasagjerët e një autobusi

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 23:33

    Një tjetër incident i rëndë, ku persona të armatosur sulmojnë civilët e pafajshëm në rrugë është regjistruar në Gjermani.

    Këtë herë ka qenë një grua ajo që ka qëlluar me thikë pasagjerët brenda një autobusi, duke plagosur 5 prej tyre, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

    Ngjarja u regjistrua në qytetin e Siegen, teksa autorja e sulmit, një 32 vjeçare, është vënë në pranga nga autoritetet. Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta.

    Një javë më parë, raporton A2 CNN, një burrë i armatosur po me thikë, sulmoi kalimtarët në një festë në Solingen, duke lënë disa të plagosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!