Presidentja e Republikës së Kosovës në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, është takuar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Osmani ka thënë se me Kasanof kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi.
“Kënaqësi të takoj në Pragë, Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof.
Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Osmani sot gjatë një fjalimi në Forumin e Sigurisë GLOBSEC, në Pragë, tha se se koordinimi me aleatët është kyç, dhe moskoordinimi me ta mund të ketë një sukses momental, por pastaj është më i brishtë si sukses.
“Tani mund të dëgjojmë deklarata mospajtimi midis zyrtarëve në ShBA dhe Qeverinë e Kosovës mbi disa prej qasjeve, por asnjëherë përsa i përket qëllimit përfundimtar dhe vlerave fundamentale që i kemi të përbashkëta. Nuk ka asnjë mospajtimi mbi faktin që dy anët duan një Kosovë që është sovrane, e pavarur, në kufijtë aktual të suksesshëm, prosperuese, shumetnikë, të ndërtuara mbi Kushtetutën e saj. Por ndonjëherë qasja drejt ruajtjes e mbajtjes së një Kosove demokratike, të fortë e të drejtë, mund të dallojnë. Mund të ketë diferenca në këtë drejtim, por asnjëherë nuk ka pasur e as sot nuk ka mbi atë se çfarë Kosove duam, cilat janë vlerat”, tha Osmani gjatë pjesëmarrjes si folëse në forumin global të sigurisë, “GLOBSEC 2024” në Pragë të Çekisë. /Reporteri.net/
Presidentja Osmani: Kur nuk ka koordinim me aleatët, suksesi mund të jetë momental dhe i brishtë