×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati: Kurti ua rriti qytetarëve pagën 6 euro e 80 centë, Gani Jakupit i jep 7 mijë e 500 euro në muaj

    Reporteri
    31 Gusht 2024 | 21:22

    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për keqmenaxhim të taksave të qytetarëve të Kosovës.

    Ai tha se qytetarëve u është rritur paga vetëm 6 euro e 80 cent, kurse Gani Jakupit i ka dhënë pagë 7 mijë e 500 euro në muaj.

    “Albin Kurti I ka rrit rrogat 6 euro e 80 centë, pra 1 mijë e njëqind qytetarë kur i marrin ka 6 euro e 80 cent, është baraz me 7 mijë e 480 euro në muaj. Albin Kurti vetëm dostit Gani Jakupi, prej taksave i ka dhënë 7 mijë e 500 euro në muaj.

    Versioni tjetër 13 mijë e 200 qytetarë kur i marrin 6 euro e 80 centë bëjnë afërisht 90 mijë euro, Gani Jakupi i ka marrë veç vet 90 mijë euro nga Albin Kurti”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!