Parku i lodrave “Prishtina Park”, i hapur vetëm pak ditë më parë ka shfaqur menjëherë defekte të sigurisë.
Disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar sonte në njërën nga lojërat në ‘Prishtina Park’.
Siç është raportuar aty është bllokuar rrotulluesja, duke shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët e pranishëm, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Në pamjet e publikuara shihen edhe policia , zjarrfikësit dhe ambulanca në vendin e ngjarjes.
Nga Policia e Kosovës ende nuk janë dhënë detaje nëse ka persona të lënduar.
“Prishtina Park”, gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, prapa Prishtina Mall. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.