×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Suharekë: Një vajzë e vogël vdes aksidentalisht

    Reporteri
    01 Shtator 2024 | 9:03

    Një fëmijë ka vdekur aksidentalisht pasditen e djeshme në Suharekë, shkruan Reporteri.net.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

    Viktima ishte dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar kishte konstatuar vdekjen e saj dhe me vendim të prokurorit i ishte dorëzuar familjarëve.

    Njoftimi i policisë:

    VDEKJE AKSIDENTALE

    Suharekë / 31.08.2024-19:45. Viktima femër kosovare fëmijë, ka humbur jetën aksidentalisht. Viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!