×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia shqiptare bllokon 22 vetura luksoze në Tiranë, disa me targa të huaja

    Reporteri
    01 Shtator 2024 | 15:29

    22 makina luksoze janë bllokuar në një javë në Tiranë, 10 prej tyre me targa të huaja.

    Njoftimi i policisë:

    Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

    9 Arrestime dhe procedime penale:

    4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

    2 persona për pa leje drejtimi.

    1 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

    2 persona u procedua për korupsion aktiv

    1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

    Masat administrative:

    10.731 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,533 në ditë.

    52 masa për xhama të zinj.

    869 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

    346 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

    762 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

    4 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

    509 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

    6.845 masa për qëndrim të gabuar.

    788 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

    Pezullime dhe bllokime:

    17 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

    43 raste për tejkalim shpejtësie.

    19 raste të ndryshme

    22 automjete u bllokuan, përfshirë 10 me targa të huaja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!