×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një furrë buke në Vushtrri, bashkë me të edhe disa vetura e një depo

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 9:40

    Një furrë buke është përfshirë nga zjarri në Vushtrri, e njëherit janë djegur edhe një gjenerator, dy automjete dhe një kombi.

    Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është raportuar nga një burrë, i cili ka thënë se edhe fqinjit të tij i është përfshirë nga zjarri një depo e ushqimit të bagëtive, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Fshati Stanovc i Ulët, Vushtrri / 01.09.2024 – 13:55. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri furra e bukës, një gjenerator, dy automjete dhe një kombi. Nga zjarri i shkaktuar edhe fqinjit të tij i është përfshirë nga zjarri një depo e ushqimit të bagëtive. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarreve”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!