×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre persona të dyshuar për dy raste të ndara të grabitjeve

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 9:49
    Foto ilustrim

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për dy raste të ndara të grabitjeve.

    Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se rasti i parë i grabitjes është raportuar në shkurt të këtij viti, ku nën kërcënimin e thikës, një shtetases së huaj i është grabitur portofoli, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Me ç’rast, Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe është dërguar në mbajtje.

    “Nga zyrtarët e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, në aksione të ndara, janë arrestuar tre persona, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë përfshirë në veprat grabitje. Rasti i parë është raportuar në shkurt të vitit 2024, ku në një banesë në rrugën Rrustem Statovci në Prishtinë, ankueses (shtetase e huaj) nën kërcënimin e armës(thikë) i është grabitur portofoli. Lidhur me këtë rast është identifikuar dhe arrestuari i dyshuari i cili është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Ndërsa, rasti i dytë është raportuar në gusht të këtij viti, ku nga hetuesit policor janë arrestuar dy të mitur, ku ndaj tyre veçse kanë filluar procedurat e nevojshme.

    “Ndërsa për rastin e dytë që është raportuar me datën 25.08.2024 në lagjen Dardania në Prishtinë, nga hetuesit policor janë identifikuar dhe arrestuar dy persona (të mitur) të dyshuar. Ndaj tyre kanë filluar veprimet dhe procedurat e nevojshme policore lidhur me rastin, ndërkohë që me vendim të prokurorit po mbahen në qendrën e mbajtjes”, thuhet tutje në njoftimi.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!