Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se një gjë e tillë ka ndodhur si pasojë i një hidhërimi me një rast të mëhershëm, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Ndërsa, në vend të ngjarjes, Policia ka konfiskuar armën e zjarrit Glock 17 me një karikator, 15 fishekë dhe 3 gëzhoja.
“Podujevë 02.09.2024-20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, në shenje hidhërimi me një rast të mëhershëm. Nuk raportohet për të lënduar .Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit Glock 17 me një karikator dhe 15 fishek dhe 3 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.
/Reporteri.net/.