×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me Aivo Orav

    Osmani takohet me shefin e ri të Zyrës së BE-së: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për statusin e vendit kandidat

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 12:45

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar sot shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në takim, Osmani i ka ritheksuar angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës drejtë anëtarësimit në BE.

    Tutje, Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së.

    Komunikata:

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

    Presidentja i uroi mirëseardhje dhe sukses ambasadorit Orav përgjatë mandatit të tij, gjersa ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Presidentja Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Tutje, Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së.

    Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë sigurinë, si dhe bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka përsëritur rëndësinë e madhe të trajtimit të shteteve aspiruese bazuar në merita dhe në përqafimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e BE-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!