×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore së shpejti në Kuvend, Haxhiu thirrje deputetëve që ta votojnë

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 12:55

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dhënë detaje lidhur me ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    Ajo tha se ligji për Byronë Shtetërore së shpejti do të procedohet në Qeveri dhe Kuvend.

    “Pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese me 29 korrik 2024, Ministria e Drejtësisë ka reaguar me urgjencë duke nisur adresimin e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese. Përkushtimi ynë është që të garantojmë reformën në drejtësi, sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimin e organizuar dhe të krijojmë një funksionalitet ligjor që reflekton drejtësinë dhe mbron intereson publik. Një nga triumfet me të mëdha është konfirmimi se konfiskimi civil në Kosovë është kushtetues duke e cilësuar si një instrument legjitim dhe proporcional për luftimin e korrupsionit në Kosovë, në institucione publike. Një fitore e qartë për shtetin e së drejtës dhe mesazh për ata që kanë abuzuar me detyrën zyrtare, ata që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe ata që duke qenë zyrtar në Kosovë kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme”, tha Haxhiu.

    “Nuk kemi draftuar një ligj të ri, pra pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk kemi pasur nevojë që të draftojmë një version të ri të ligjit, por kemi adresuar vetëm katër çështje që janë konsideruar në kundërshtim me kushtetutën”.

    Ajo i bëri thirrje Kuvendit dhe deputetëve që në nisjen e sesionit vjeshtor ta mbështesin këtë version të ligjit për Byronë Shtetërore të pasurisë së pajustifikueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!