×
  • Lajme
  • Lajme / 4/5 shtator

    Ministrja e Jashtme finlandeze do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë, Shqipëri e Serbi

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 13:41

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, nga nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi. 

    Në njoftimin e lëshuar nga MPJ finlandeze thuhet se vizita do rë realizohet më 4 dhe 5 shtator, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në komunikatën e tyre thuhet se qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor.

    Njëherit, Valtonen gjatë vizitës së saj do të takohet me homologët e saj, ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe lidershipin politik të vendeve.

    Ata do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimin e BE-së, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe çështjet aktuale lidhur me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

    /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!