×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Sërish të shtëna me armë në Aktash të Prishtinës, sulmohet punëtori i një picerie

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 14:41

    Të shtëna me armë ka pasur para pak çastesh në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë.

    Nuk dihet ende saktësisht se çka ka ndodhur, po Policia tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes.

    Në pamjet e siguruara nga gazeta online Reporteri.net shihet një person teksa kërcënon me armë zjarri një tjetër, punëtor i një picerie. Në një moment ai madje shkrepë armën.

    Gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detajet nga rasti, por të njëjtit nuk janë përgjigjur ende.

    Kujtojmë se të dielën e 1 shtatorit,  po në këtë lagje ka pasur breshëri plumbash mes dy grupeve, ku mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë u plagosën.

    Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi konfirmoi dje për Gazetën Online Reporteri.net se të dy familjet kanë qenë të përfshirë edhe në një konflikt tjetër në muajin mars, ku një person atë kohë kishte mbetur i plagosur, anëtar i familjes së Capave.

    Në mesin e të plagosurve, qysh natën kur ndodhi përleshje, Gazeta Online Reporteri.net raportoi se ishte i përfshirë edhe Salih Sekiraqa.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se në vendin e ngjarjes ka gjetur dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekënë rrugën “Gazmend Zajmin” në Prishtinë.

    Lidhur me rastin, Prokuroria dje tha se ka edhe persona të tjerë të përfshirë, e të cilët vazhdojnë të jenë në kërkim. /Reporteri.net/

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!