×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfshihet nga zjarri një trafo në Pejë

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 14:14

    Është përfshirë nga zjarri një trafo në parkingun e qendrës “Meto Bajraktari” në Pejë.

    Lajmin për Reporteri.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, teksa bëri të ditur që përveç dëmeve materiale, s’ka asnjë të lënduar, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Përvec dëmeve materiale, s’ka të lënduar, pritet që eksperti i zjarreve të dalë me raport”, thuhet në përgjigjen e Gashit për Gazeta Online Reporteri.net.

    Po ashtu, Gashi njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipi i zjarrfikësve.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!