×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Bie nga ballkoni një person në Pejë, policia thotë se ka pësuar lëndime të rënda

    Reporteri
    04 Shtator 2024 | 14:36

    Një person ka rënë nga banesa e një ballkoni në Pejë.

    Kështu ka bërë të ditur për gazeta online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima ka lëndime të rënda serioze dhe se tashmë është dërguar në spitalin e këtij qyteti.

    “Sot rreth orës 12:50 policia është njoftuar nga qytetari ku ka pranuar një informacion  se në rrugën “Mbretëresha Teutë”,  në Pejë është parë i shtrirë në trotuar viktima mashkull. Patrulla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para po dyshohet që është hedhur nga ballkoni i ndërtesës . Si pasojë ka lëndime serioze , viktima është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, tha Gashi për Reporteri.net.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!