I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak nesër do të jetë në Prishtinën.
Vizitën e tij e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
“Po mund të konfirmojmë se emisari Miroslav Lajçak do të vizitojë nesër në Prishtinë”, tha Stano për Reporteri.net.
Lajçak të dielën e 1 shtatorit pas pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë GLOBSEC në Pragë, e pas takimeve që zhvilloi atje pati paralajmëruar se me të përfunduar Forumi i Bledit në Slloveni do të vizitojë Prishtinën.
Ai ka thënë se vizita në Prishtinë do të jetë si përgatitje për takimin e ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel.
Në Forumin e Sigurisë në Pragë, emisari sllovak ka theksuar se nuk pret zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Pas zgjedhjeve, emisari evropian ka deklaruar se duhet të ketë ndryshim të rëndësishëm në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit.
Javët e fundit BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të mos marrin vendime të njëanshme dhe të pakoordinuara të cilat rrisin tensionet edhe më shumë në veri.
Edhe gjatë ditës së sotme, Peter Stano në konferencën e përjavshme foli edhe për mbylljen e pesë institucioneve paralele në veri nga Policia e Kosovës, gjë për të cilën tha se situata atje është mjaft e paqëndrueshme.
Ai theksoi se edhe kjo çështja duhet të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
/Reporteri.net/