×
  • Lajme
  • Botë / Matjet e "Copernicus"

    Vera e vitit 2024, më e nxehta në historinë e Tokës

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 14:19

    Vera e 2024-ës ishte më e nxehta në historinë e Tokës prej që regjistrohen temperaturat, ka bërë të ditur Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike “Copernicus”.

    Sipas “Copernicus”, kjo verë ishte më e nxehta në Europë me 1.51 shkallë Celsius mbi mesataren e viteve 1991-2020, duke rritur rekordin e vitit 2022, ka shkruar BBC.

    Gushti ishte gjithashtu muaji i trembëdhjetë në një periudhë prej 14 muajsh në të cilën temperatura mesatare globale ishte për 1.5 shkallë Celsius mbi nivelet para-industriale.

    Pavarësisht se Britania e Madhe kishte verën më të freskët prej vitit 2015, shumica e Europës përjetoi verë më të nxehtë se mesatarja, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Deri këtë vit, temperatura globale mesatare ka qenë për 0.7 shkallë Celsius mbi mesataren e viteve 1991-2020, që është rekordi më i lartë.

    Andaj ka gjasë që viti 2024 të jetë më i nxehti që bota ka regjistruar ndonjëherë, ka njoftuar “Copernicus”, që është mekanizëm i klimës i Bashkimit Europian.

    Vetëm vjet temperatura mesatare botërore arriti shkallën më të lartë.

    “Zhvillimet të lidhura me temperaturën ekstreme kanë dëshmuar se kjo verë do të jetë vetëm më e ngjeshur me zhvillime të ngjashme” ka thënë drejtoresha e “Copernicus”, Samantha Burgess.
    Në mbarë Europën, këtë vit janë thyer rekordet e temperaturave verës. Austria pati verën më të nxehtë që është regjistruar ndonjëherë.

    Spanja kishte gushtin më të nxehtë ndonjëherë, sikur se edhe Finlanda, derisa Zvicra njoftoi se ishte gushti i dytë më i nxehtë në historinë e saj.

    Përderisa temperaturat e larta në mbarë Europën ishin fokusuar në zonat jugore dhe lindore, më freskët ishte në Republikën e Irlandës, Mbretërinë e Bashkuar, pjesët perëndimore të Portugalisë, Islandës dhe Norvegjisë jugore./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!