×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Publikohen pamjet ku shihen personat e maskuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 23:31

    Persona të maskuar janë parë pranë një bllokade të vendosur në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës në Bërnjak, mbrëmjen e 6 shtatorit. Kjo pikë kufitare tashmë është mbyllur për qarkullim. 

    Në pamjet që ka publikuar Radio Evropa e Lirë shihen personat e maskuar, derisa në afërsi të këtij pikëkalimi shihen edhe disa karrige e drunj të vendosur në mes të rrugës.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka deklaruar se pika kufitare në Bërnjak do të mbetet e mbyllur deri në largimin e personave të maskuar dhe rikthimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët.

    Kjo Ministri u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve që udhëtojnë drejt Kosovës apo nga Kosova në drejtim të shteteve tjera të marrin masa të kujdesshme dhe të përdorin pikat e tjera kufitare.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës dënon fuqishëm veprimet e fundit në pikën kufitare të Bërnjakut, ku persona të maskuar po ndalojnë vetura me regjistrim gjerman dhe, pas konstatimit se udhëtarët janë shqiptarë, nuk po i lejojnë të kalojnë. Kjo situatë është duke u mbikëqyrur nga vetura të policisë serbe, e cila nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij veprimi të padrejtë. Një sjellje e tillë, e cila nuk mund të tolerohet, rikujton periudha të errëta të historisë dhe përbën një akti veprimi të papranueshëm, diskriminimi dhe fashizmi”, thuhet në reagimin e MPJD’së.

    MPJD thotë se Bërnjaku mbetet i mbyllur deri në largimin e personave të maskuar, ka një apel për mërgimtarët

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!