Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se gjatë rrënimeve të një objekti të vjetër janë hasur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kërpimeh të Podujevës, të premten në ora 10:50.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë rrënimeve të një objekti të vjetër janë hasur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e deminimit të KFOR-it dhe ka bërë tërheqjen e mjeteve të pashpërthyera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.