Mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli zhvilloi një ndeshje perfekte mbrëmë ndaj Ukrainës, në fitoren 1:2, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ismajli shënoi golin e barazimit, teksa poashtu edhe shpëtoi një rast të sigurt, duke treguar kështu paraqitje impresive në Pragë.
“SofaScore” para pak çastesh ka publikuar formacionin më të mirë të ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve, ku në mesin e 11’shes më të mirë është edhe mbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli.
Më poshtë keni formacionin më të mirë:
Formacioni më i mirë: Johansson, Rubezic, Ismajli, Volkov, Rice, Kvaratskhelia, Musiala, De Bruyne, Wirtz, Isak e Gyokeres.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.