×
  • Sport
  • Sport

    Vjen reagimi i Aro Muric: Llafet s’janë të vërteta, vendimi nuk ishte aspak i drejtë

    Reporteri
    08 Shtator 2024 | 14:15

    Pas vendimit të FFK-së për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Arjanet Muriq nga grumbullimi për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

    Është deklaruar vetë portieri i kombëtares, Arjanet Muric.

    Ai tha se vendimi i marrë nuk ishte aspak i drejtë dhe fjalët që po qarkullojnë nuk janë të vërteta.

    “Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, u shpreh Muric për Klan Kosova.

    Flitet në rrjetet sociale se lojtarët në fjalë kanë frekuentuar klubet e natës.

    Më herët gjatë ditës, FFK-ja, me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda tre futbollistët I përjashtoi nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.

    Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!