×
  • Sport
  • Sport

    Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

    Reporteri
    09 Shtator 2024 | 16:21

    Dardanët janë të gatshëm për ndeshjen që Kosova e zhvillon në rrethin e dytë të Ligës së Kombeve përballë Qipros.

    Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin AEK Arena.

    Dardanët kanë kërkuar maksimumin për këtë ndeshje, duke shkruar se u kanë borxh një fitore miliona shqiptarëve.

    “Djersë, vullnet, angazhim, rebelim, karakter dhe fitore. Na i keni borxh këto sonte”, thuhet fillimisht në shkrimin e tyre.

    “Ua keni borxh miliona shqiptarëve dhe mijëra të tjerëve që nuk ju lanë kurrë vetëm”.

    “Dardanët gjithmonë janë dhe do të jenë përkrah jush. Forca Kosovë!”, përfundon shkrimi i Dardanëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!