Një ndër futbollistët më të mirë të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo ishte i ftuar në një podcast tek ish-bashkëlojtari i tij, Rio Ferdinand.
Aty biseduan për cështje të ndryshme lidhur me futbollin.
Portugezi ishte pyetur edhe për fituesit e ardhshëm të Topit të Artë.
Teksa, nuk kishte ngurruar të jap përgjigje, ku potencoi disa emra të mëdhenj të futbollit, njëri ndër ta edhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal.
“Unë mendoj Mbappe do të bëjë shumë mirë dhe nuk do të jetë një problem i madh për shkak të talentit të tij. Ai mund të jetë fituesi i ardhshëm i topit të artë për vitet e ardhshme. Haaland, Bellingham, Lamine. Ky brez i ri ka shumë potencial”, theksoi ai në podcastin e Rio Ferdinand.
Kujtojmë se Cristiano Ronaldo e ka fituar Topin e Artë, pesë herë, ndërsa këtë vit ky çmim jepet me datë 28 tetor./Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.