×
  • Lajme
  • Botë

    11 persona ndërruan jetë nga zjarri në Çeki, 5 prej tyre vdiqën pasi u hodhën nga kati i 11-të për të shpëtuar

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 15:37

    Një zjarr kaploi një ndërtesë në Çeki, duke lënë të vdekur rreth 11 persona, përfshirë tre fëmijë.


    Sipas medieve të huaja, zjarri i së shtunës në qytetin veri-lindor të Bohumin, është përshkruar si incidenti më i rëndë në historinë e vendit.

    Gjashtë persona vdiqën nga zjarri ndërsa pesë të tjerë ndërruan jetë pasi u hodhën nga një ballkon i katit 11-të në përpjekje për t’ju shpëtuar flakëve.

    Bëhet e ditur se 10 persona të tjerë pësuan lëndime, përfshirë dy zjarrfikës dhe një oficer policie.

    Qyteti i Bohumin gjendet në kufirin çeko-polak, rreth 300 kilometra në lindje të kryeqytetit, Pragë.

    Lidhur me këtë rast, guvernatori i rajonit të Moravia-Silesia, Ivo Vondrak, tha se zjarri dukej se ishte nisur qëllimshëm.

    Ndërkohë, sipas dëshmitarëve një person i cili u arrestua nga autoritetet e pranoi se e kishte filluar zjarrin në objekt. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!