×
  • Lajme
  • Botë

    15 vjetori i zgjerimit të BE-së, Hahn: Koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 16:21

    Bashkimi Evropian sot festoi 15 vjetorin e zgjerimit të tij. Me këtë rast, komisionari evropian, Johannes Hahn ka thënë se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.


    Ai përmes një postimi në Twitter, Hahn ka thënë se është koha që të përfundojë procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, shkruan Reporteri.net.

    “Sot ne festojmë 15-vjetorin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, një projekt ambicioz i bazuar në përpjekjet dhe vizionin e përbashkët: ribashkimin e kontinentit evropian dhe mbrojtjen e paqes, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian. Ky vizion u realizua dhe tani është koha për të hedhur vështrimin përpara dhe për të finalizuar projektin historik të unifikimit të evropianëve duke integruar edhe Ballkanin Perëndimor. Jam i sigurt se, me përpjekje të përbashkëta, kjo do të jetë një histori suksesi për të dyja palët, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. Jemi më të fortë së bashku”, ka shkruar komisionari Hahn në Twitter. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!