×
  • Lajme
  • Botë

    4 raste të reja të konfirmuara me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 15:18

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferecën e sotme ka bërë të ditur se ka edhe 4 raste të reja me koronavirusin. Numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut shkon në 13.


    Filipçe njoftoi se qeveria do të shpall gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës.

    “Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi që të shpallet gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës. Sot pacientët janë në gjendje stabile, përveç pacientes së parë nga Dibra, e cila mund të vendoset në aparate të frymëmarrjes. Sot kanë ardhur rezultate nga Dibra për 10 pacientë, ndërsa 4 kanë rezultuar pozitiv”-tha mes tjerash Filipçe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!