×
  • Lajme
  • Botë

    7 viktima dhe 165 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 128 të shëruar

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 16:18

    Gjatë 24 orëve të fundit prej 1454 testimeve të realizuara, 165 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, kurse janë regjistruar 128 pacientë të rikuperuar pas infektimit me koronavirusin e ri.


    Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 7 persona të diagnostifikuar me Covid-19  në dhe në disa raste edhe me sëmundje tjera shoqëruese.

    Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë 6787 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2876 janë shëruar kurse 328 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 3583 raste aktive me Covid-19. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!