A është kancelarja Merkel në gjendje të keqe shëndetësore, flet mjeku i saj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte dridhje të trupit gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të ri ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Berlin.


Në pamjet e publikuara kancelarja “lufton” të ndalojë dridhjet e vazhdueshme.

Jakob Berger, mjek i përgjithshëm dhe kryetar i distriktit të Shoqatës së Doktorëve Bavarez, thotë se s’ka asgjë shqetësusese.

“Nuk ka asgjë serioze dhe s’rezulton me asnjë sëmundje serioze. Një dehidrim, mungesa e ujit. Në Berlin tani është shumë nxehtë tani dhe një grua si Angela Merkel me siguri se ka një stil jetese mjaft stresues. Pra, kjo nxit një humbje të elektrolitës në trup. Dhe kjo nga ana tjetër mund të çojë në shtrëngime dhe dridhje të pakontrolluara”, tregoi mjeku.