×
  • Lajme
  • Botë

    Administrata e Trumpit propozon rritje të buxhetit të spiunazhit, për t’u matur më Rusinë dhe Kinën

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 10:25

    Shpenzimet e inteligjencës amerikane mund të shkojnë deri në 86 miliard dollarë, një rritje 6% që reflekton propozimin e administratës së Trumpit për një shtysë në shpenzimet në sigurinë nacionale dhe mbrojtje, si dhe një fokus të ri në kërcënimet nga Kina dhe Rusia.

    Drejtori i inteligjencës kombëtare, Dan Coats, lëshoi propozimin për buxhetin përfundimtar të Hënën, dhe Pentagoni gjithashtu lëshoi propozimin e shpenzimeve të inteligjencës për vitin fiskal që starton nga Tetori.

    Buxheti mbulon shpenzime të ndryshme siç janë satelitët e spiunëve, rrjetin e spiunazhit të CIA-s dhe informatorët. Por as administrata apo Kongresi nuk lëshuan detaje për të ashtu quajturin buxheti i zi, që është informacion i klasifikuar.

    Edhe pse detajet për buxhetin mbesin përgjithësisht të fshehta, shpenzimet pritet të ndërrojnë kahje nga fokusi në kundër-terrorizëm në kundërspiunazh dhe kërcënime kompjuterike nga shtetet e tjera.

    Dokumentet tregojnë për sfidën që vjen nga Rusia dhe Kina, dhe cekin se SHBA-të janë në një garë të re të superfuqive me këto shtete. Gjithashtu ato flasin për shpenzime më të mëdha për të rritur kapacitetet në mënyrë që të jenë më shumë të aftë për rivalitet me shtetet e lartpërmendura në garën për cyberinformacione sidomos me Kinën.

    Ky është viti i pestë radhazi që kërkesa për shpenzime të inteligjencës është rritur.

    Ky është viti i pestë radhazi që kërkesa për shpenzime të inteligjencës është rritur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!