×
  • Lajme
  • Botë

    Aksident i rëndë, shuhet një familje e tërë

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 17:04

    Një aksidenti i rëndë i ka marr jetën një familje të gjithë në Itali. Babai 32 vjec, nëna 29 vjece dhe vajza e tyre vetëm 5 muajsh kanë vdekur pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së premtes në autostradën A13 në Bologna-Padova, ku u përfshinë tre automjete, një makinë, një rulot dhe një autobus.


    Tre viktimat udhëtonin në rulot, të cilët sipas Tg.com 24 po ktheheshin në shtëpi. Mjeti i tyre në fillim u përplas nga një makinë e vogël. Pas përplasjes, ruloti përfundoi në mes të rrugës dhe u godit nga një autobus me nxënës shkolle që ktheheshin nga një ekskursion.

    Nga aksidenti i rëndë me tre viktima mbetën të plagosur edhe 4 persona që u transportuan menjëherë në spital por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit.

    Ndërkohë policia shoqëroi në komisariat dy drejtuesit e mjeteve të tjera, 19-vjecarin që drejtonte makinën e vogël, i cili në muajin maj të këtij viti kishte marr patentën dhe drejtuesin e autobusit një 53-vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!