×
  • Lajme
  • Botë

    Anglia hap debatin për ta shitur kokainën në barnatore

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 23:35

    A duhet të shitet kokaina në farmaci dhe pse? Ndërkohë që pyetje e tij është bërë pjesë e debateve në shumë vende të botës, por për kanabisin, media britanike ‘The Guadian’ e shtron për lëndën narkotike që është më e fortë jo pa shkak.


    Ndërsa numri i vdekjeve nga kokaina arriti një tjetër rekord këtë vit në Angli dhe Uells, media shkruan se metoda aktuale për t’i mbajtur njerëzit larg drogës nuk po funksionon.

    Aktivistët thonë se shitja e kokainës, ekstazisë dhe amfetaminës duhet të merret në duart e shtetit, për të minuar krimin e organizuar.

    https://www.instagram.com/p/CGkxsdEiKYp/

    Analiza e ‘The Guardian’ niset nga disa të dhëna, për të vërtetuar sesi kontrolli i tregut të drogërave mund të ketë ndikim në jetën e qytetarëve e përtej saj.

    Sipas të dhënave, 5.3% e njerëzve mes 15-34 vjec në Britani merrnin kokainë në 2018-n. Ky është numri më i lartë i përdoruesve më të rinj të kokainës në të gjithë Europën.

    ‘The Guardian’ se numri i vdekjeve të lidhura me kokainën, është rritur në mënyrë të frikshme pas viteve 2015:

    Pyetja që ngrihet është: Si mund të shmanget kjo?

    Organizata jofitimprurëse ‘Transform’ (që punon në fushën e politikës së drogës dhe reformës së ligjit) thotë se, kokaina duhet të ‘shtetëzohet’ dhe të shitet ligjërisht në farmacitë e drejtuara nga qeveria.

    Përshkrimi për kokainë mund të duket kështu:

    Ideja është mbështetur nga ish-Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, i cili beson se vetëm përmes legalizimit mund të merren burimet e grupeve të organizuara kriminale. Por i pyetur nëse ka ndonjë lëvizje për të marrë në konsideratë ndonjë ndryshim në ligjin e këtyre drogërave, një zëdhënës nga departamenti ministror i qeverisë ‘Home Office’, tha: ‘Absolutisht jo.’!/ Burimi The Guardian

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!