×
  • Lajme
  • Botë

    Armenia shkel armëpushimin e ri me Azerbajxhanin

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 10:38

    Ushtria armene ka shkelur armëpushimin e ri të përkohshëm humanitar me Azerbajxhanin menjëherë pasi hyri në fuqi të hënën.


    “Më 26 tetor në ora 08:05, forcat e armatosura armene shkelën armëpushimin e ri humanitar dhe granatuan njësitë e ushtrisë azerbajxhanase të vendosura në fshatin Safiyan të Lachin nga drejtimi i qytetit Lachin”, tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në Twitter.

    Ministria po ashtu tha se njësitë e ushtrisë së Azerbajxhanit ishin plotësisht në përputhje me armëpushimin.

    “Që nga ora 08:04, forcat e armatosura të Armenisë filluan të granatojnë rajonin Tartar dhe fshatrat e tij në kundërshtim me armëpushimin humanitar”, tha në Twitter Hikmet Hajiyev, ndihmës i presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

    Marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA u shpall të dielën dhe sapo kishte hyrë në fuqi që nga e hëna në mëngjes.

    Armëpushimi i parë i arritur më 10 tetor u shkel nga ushtria armene brenda 24 orësh pasi mori jetën e civilëve kur kryente sulme me raketa në qytetin Ganja të Azerbajxhanit.

    Armëpushimi i dytë më 17 tetor përsëri u shkel nga Armenia./AA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!