Një marrëveshje për Brexitin është arritur ndërmjet ekipeve negociatore të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, përpara takimit të liderëve evropianë në Bruksel, raporton BBC.
Këtë e ka konfirmuar kryeministri britanik, Boris Johnson.
“Kemi arritur një marrëveshje të re të madhe që e rikthen kontrollin”, ka shkruar Johnson në Twitter.
Të dy palët kanë punuar në tekstin ligjor të marrëveshjes, por ende duhet që kjo të marrë miratimin e të dy parlamenteve, të Britanisë dhe të Evropës.
Edhe presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, njoftoi për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se negociatorët e BE-së dhe të Brianisë së madhe kanë arritur një marrëveshje që do të mundësojë daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.
“Kur ka një vullnet, ka një marrëveshje dhe ne kemi një! Është një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar për BE-në dhe Britaninë e Madhe” shkroi Juncker.
Afati për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është 31 tetori.
Deri më tash palët kanë pasur mosmarrëveshje kryesisht për shkak të kontrolleve në kufirin irlandez, pas Brexit-it.
Një marrëveshje e negociuar nga ish-kryeministrja britanike, Theresa May, ishte refuzuar disa herë nga parlamenti britanik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.