×
  • Lajme
  • Botë

    “Bashkimi Evropian” largohet nga pasaportat e Britanisë

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 13:29

    Pasaportat e reja në Britani po lëshohen pa “Bashkimin Evropian” në kopertinë, përkundër vonesës për marrëveshjen e daljes nga BE-ja, që ishte planifikuar të ndodhte në fund të muajit mars.


    Pasaportat e reja u shfaqën nga 30 marsi, një ditë pasi Britania planifikohej të largohej nga blloku.Pasaportat ngjyrë kaltër, pritet të lëshohen nga fundi i vitit. Susan Hindle Barone, që ka pranuar pasaportën e saj të re të premten, tha për agjencinë e lajmeve AP se dizajni i pasaportës, sipas saj, nuk duhet të ndryshojë derisa Britania është ende pjesë e BE-së.

    Ndryshimi i dizajnit të pasaportave britanike ka ardhur pas pritjeve se largimi nga BE-ja do të ndodhë siç ishte planifikuar. Një zyrtare e Ministrisë së Brendshme, deklaroi se pasaportat me mbishkrimin “Bashkimi Evropian” do të vazhdojnë të lëshohen edhe për një periudhe të shkurtë.Kryeministrja britanike, Theresa May i ka kërkuar Bashkimit Evropian shtyrje të datës për Brexit deri më 30 qershor.

    Aktualisht Britania pritet të largohet nga BE-ja më 12 prill, ndonëse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje në Britani për këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!